Kampioni i dyfishtë olimpik në snowboard Shaun White u arrestua për një skandal në hotelin Loews Vanderbilt në Nashville, të cilin e shkaktoi natën duke u gdhirë 16 shtatori në gjendje të dehur.

Sportisti 26-vjeçar ndezi alarmin e zjarrit, për shkak të të cilit të gjithë mysafirët e hotelit u evakuuan dhe theu telefonin hotel. Pasi u thirr policia, sportisti u përpoq t’ja mbathte por ra dhe u godit në kokë.

Shaun White u dërgua në spital, nga i cili doli ditën e hënë dhe po atë ditë u arrestua. Ai akuzohet për vandalizëm dhe për prani në gjendje të dehur në vend publik. Ai u lirua me ksuht që të paraqitet në gjykatë më 10 tetor.

0Shaun White u bë fituesi i medaljeve të arta në Lojërat Olimpike në Torino (2006) dhe Vancouver (2010) në garat e halfpipe.