0Në dy ditët e ardhshme aksionet e protestës do të intensifikohen, mendon eksperti i Qendrës së Studimeve arabe të Institutit të Studimeve Orientale Boris Dolgov:

- Manifestimet masive anti-amerikane do përhapen edhe më larg. Pas ngjarjeve të të ashtuquajturës "Pranvera arabe" në shumë vende arabe u aktivizuan islamikët radikalë. Përshkallëzimi i këtyre aktiviteteve lidhet, në veçanti, me faktin që në to marrin pjesë pikërisht ata.

Organizatat myslimane dhe komunitetet e Rusisë gjithashtu protestuan kundër shfaqjes së filmit. Ditën e hënë Senatori rus Ruslan Gatarov dërgoi një kërkesë zyrtare në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai kërkoi që të kontrollohet filmi për praninë në të të ndonjë shenjë ekstremizmi.

Sipas përfundimeve të Prokurorisë së Përgjithshme me të drejtë do të lëshohet një paralajmërim për pronarët e faqeve të Internetit me kërkesë për të bllokuar shfaqjen e këtij filmi. Ky është një shembull i mirë se si në nivelin ligjor duhet të luftohet islamofobia, mendon eksperti Renat Bekkin:

- Muslimanët e Rusisë duhet pikërisht kështu në mënyrë të civilizuar të influencojnë në opinionin publik. Herët ose vonë islamofobia do zë quhet e paligjshme si anti-semitizmi. Në nivelin e organizatave ndërkombëtare kjo çështje tashmë diskutohet. Kur kjo të bëhet pjesë e politikës së organizatave ndërkombëtare, atëherë do të shfaqet mekanizmi efektiv për të luftuar me fenomene të tilla.

0Në prag lideri i grupit shiit "Hezbollah" Sheiku Hassan Nasrallah kërkoi miratimin e një rezolute të OKB-së, e cila do të ndalonte çdo cënim të profetëve fetarë botërore. Ai vuri në dukje se myslimanët kanë hedhur sfidën. Ata nuk do të mjaftohen vetem me demonstrata në rrugë. Detyra e tyre është - të mbrojnë profetin e tyre.