Në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork për shkak të kërcënimit për sulme terroriste realizuan ulje emergjente dy aeroplanë me pasagjerë.

0Administrata e aeroportit njoftoi mbi marrjen e mesazheve anonime për praninë në bord të terroristëve dhe bombave në shasen e aeroplanëve të kompanisë American Airlines dhe Finnair të cilët realizonin fluturime nga San Francisko dhe Helsinki. Të dy aeroplanët u ulën në një pjesë të veçuar të aeroportit. Ata i kontrolluan me kujdes bashkëpunëtorët e shërbimit të sigurimit por nuk gjetën as terroristë dhe as bomba.