Në Muzeun e Ideve në Lviv u mbyll ekspozita e fotografive Touch Faith, ku ishin të pranishme imazhet e modeleve, që pozonin në varret e ushtarakëve në varrezën Lychakovskij.

Sfond për disa foto shërbyen kryqet e bardha të memorialit “Eaglets Lviv” (rus. «Львовские орлята»). Atje janë varrosur ushtarët polakë (përfshirë adoleshentë), të cilët morrën pjesë në mbrojtjen e Lviv gjatë Luftës polako-ukrainase (1918-1919) dhe gjatë Luftës sovjetiko-polake (1919-1921).

Pikërisht këto imazhe u bënë shkaku i pakënaqësi të një grupi qytetarësh, që u drejtuan me një ankesë te Konsulli i Përgjithshëm Polonisë në Lviv. Ai, nga ana e tij, i propozoi drejtuesve të Muzeut të Ideve të ç’montojnë ekspozitën për të shmangur një skandal ndërkombëtar.

0Ekspozita u organizua nga revista artistike LZ-magazine. Incidenti në redaksinë e revistës e quajtun "një rast klasik të keqkuptimit të artit modern" dhe shpërthimin e një skandali "nga asgjëja".