Në një video të filmuar nga një kamera e fshehur gjatë një darke me sponsorët privatë të kandidatit presidencial të Partisë Republikane të SHBA Mitt Romney politikani amerikan u shpreh me komente poshtëruse për mbështetësit e Presidentit Barack Obama.

Kandidati republikan deklaroi se 47% e votuesve amerikanë që mbështesin Barack Obama janë njerëz, të cilët varen nga qeveria dhe e konsiderojnë veten si viktima, ata nuk paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe kurrë nuk votojnë për një republikan.

Reagimi i demokratëve ishte i menjëhershëm. Në selinë e Barack Obama deklaruan se "është e vështirë të jesh president i të gjithë amerikanëve, nëse me përçmim lë jashtë llogarive gjysmën e kombit".

0Sondazhet në fund të javës së kaluar treguan se popullariteti i Mitt Romney është më inferior se ai i Presidentit aktual amerikan. Rejtingu i tij i popullaritetit - 46%, ndërkohë që për Barack Obama janë të gatshëm të votojnë 49% e votuesve.