Rusët mund të humbasin plotësisht aksesin në faqen e Internetit që transmeton video (ang. videohosting) YouTube, kur më 1 nëntor në vend do të hynë në fuqi një sërë dispozitash të ligjit për "listat e zeza" të faqeve të Internetit, që lejojnë bllokimin e burimeve web, të cilët përmbajnë informacione të ndaluara për shpërndarje në Rusi pa lejën e gjykatës.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë njoftoi mbi synimin e saj për të arritur ndalimin e shpërhapjes së filmit “Pafajësia e Myslimanëve” në Federatën Ruse, i cili shkaktoi trazira masive në botën myslimane. Nëse video do të shpallet nga gjyqi si ekstremiste dhe pronari i videohosting nuk do të kufizojë aksesin në të për përdoruesit rusë, atëherë këtë do ta bëjnë autoritetet ruse.

0"Për shkak të këtij fragmenti filmi më 3-5 nëntor në Rusi mund të bllokohet plotësisht tërë YouTube", - shkruan në rrjetin social Twitter ministri i komunikacionit Nikollai Nikiforov.