Qeveria e Pakistanit lejoi Gjykatën Supreme të fillojë sërisht hetimin e çështjes së korrupsionit në marrëdhënie me Presidentin e vendit Asif Ali Zardari.

Për gati dy vjet ministrat bllokuan çdo përpjekje për të organizuar një gjykim të ri, duke shpjeguar refuzimin e tyre për të vazhduar me hetimin e çështjes së korrupsionit kundër Presidentit Asif Ali Zardari me faktin se përderisa Asif Ali Zardari është Kreu i shtetit Kushtetuta i garanton atij imunitet kundër ndjekjes penale. Vetë Presidenti i quan akuzat kundër tij si politikisht të motivuara.

0Asif Ali Zardari dhe gruaja e tij e ndjerë ish-Kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto, u shpallën fajtorë në mungesë nga gjykata zvicerane në vitin 2003 për pastrimin e miliona dollarëve në formë rryshfetesh nga kompanitë zvicerane, kur të dy punonin në qeveri.