Autoritetet meksikane ditën e martë njoftuan për arratisjen e më shumë se 130 të burgosurve nga burgu, i ndodhur në afërsi të kufirit me SHBA. Sipas të dhënave të punonjësve të shtetit Coahuila, arratisja masive u realizua nëpërmjet një tuneli të gërmuar nga zdrukthtaria e burgut.

0Autoritetet amerikane u paralajmëruan në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rast se ndonjë nga të arratisurit përpiqet në mënyrë të paligjshme të kalojë kufirin meksikano-amerikan. Arratisjet nga burgu ndodhin shpesh në Meksikë, ndërsa personeli i burgut shpesh akuzohet se punon për grupet lokale të drogës.