Mijëra njerëz u mblodhën ditën e martë në marshime në disa qytete kineze për të përkujtuar përvjetorin e pushtimit japonez të Mançurisë në vitin 1931. Policia e Pekinit arriti të mos i lejojë protestuesit të afrohen pranë ambasadës japoneze, por kjo nuk i pengoi disa prej tyre të hidhnin në drejtim të ndërtesës shishe dhe vezë.

0Në Kinë java e dytë radhazi vazhdojnë protestat të shkaktuara nga vendimi i Japonisë për t’u blerë pronarëve privatë japonezë Ishujt Senkaku në Detin e Kinës Lindore. Për territoret e diskutueshme pretendohen edhe Tajvani, ku aktivistët lokalë dogjën sot flamurin japonez dhe i bënë thirrje parlamentit për të bashkëpunuar me Kinën në luftë për kthimin e ishujve diskutueshme.