Në Francë një gjahtar u plagos rëndë në dorë nga një e shtënë e realizuar nga qeni i tij. Incidenti ndodhi gjatë kohës së gjuetisë në rajonin juglindor Perigord.

0Sipas të dhënave të të plagosurit, një nga tre qentë e tij të gjuetisë kërceu mbi armë dhe preku këmbëzën. Siç deklaroi vetë burri në një intervistë për një radiostacion, ajo çfarë ndodhi ishte vetem faji i tij për shkak se ai nuk arriti të mundësojë ruajtjen e sigurt të armëve.