0Prej nga është marrë alkooli i falsifikuara ende është e paqartë. Në Pragë konsiderojnë se në Republikën Çeke ai është importuar nga Polonia. Në Varshavë, përkundrazi, dyshojnë se mashtrimi është sjellë nga Republika Çeke.

Nga ana tjetër, shtypi çek sugjeron se metanoli toksik ka origjinë polake. Burimi i tij mund të jenë detergjentet, që vijnë nga vendi fqinj. Por që të saktësohet përfundimisht burimi i helmimit, nevojiten analiza serioze, mendon Doktori i shkencave mjekësorë Akademiku Igor Gundarov:

- Nëse flasim për këtë alkool, efekti i tij është jashtëzakonisht i pakëndshmëm. Shkatërrohet qendra nervore në koren e trurit, dëmtohet qendra vizuale, njeriu verbohet, por është i mudshëm dhe përfundimi fatal. Nëse merremi seriozisht me këtë, atëherë duhet të shikojmë, nëse kjo substancë ndodhej atje apo jo, kush i ka kryer analizat. Është shumë e vështirë, të marrësh e menjëherë të thuash se u helmuan me alkool metanolik.

0Viktima të alkoolit të falsifikuar në Republikën Çeke për dy javët e fundit janë bërë më shumë se 20 persona. 35 të tjerë janë shtruar në spital. Ndërsa 8 të tjerë u dërguan në një spital në Sllovakinë fqinje. Ndërkohë, që përfaqësuesit e kompanisë, produktin e të cilës përdorën viktimat, thonë me bindje se ata nuk kanë të bëjnë me këtë incident. Sipas fjalëve të tyre, disa keqbërës kanë kopjuar etiketat e produkteve të tyre dhe i kanë ngjitur në shishet me përmbajtje të dëmshme. Kështu që vetë firma nuk mban përgjegjësi për tragjedinë. Ndërkohë, të gjithë të dëmtuarit deklaruan se vodkën dhe rumin ata i kanë blerë në supermarkete të mëdha dhe dyqane. Sukseset e policisë deri më tani kufizohen vetëm me një arrestim: si i dyshuar për përfshirje në tregtinë e falsifikimit në Republikën Çeke u arrestua një burrë 36-vjeçar.