Sipas të dhënave të OKB-së, në Bolivi, u ul ndjeshëm prodhimi i gjetheve koka, të cilat shërbejnë si lëndë e parë për prodhimin e kokainës. Sipërfaqet e përdorura për kultivimin e gjetheve koka u reduktuan me 12%. Ky është reduktimi i parë në shkallë të gjerë i prodhimit të tyre që nga momenti i ardhjes së Evo Morales në postin e Presidentit në vitin 2006.

0Autoritetet boliviane prej kohësh deklarojnë se gjethet koka nuk janë lëndë narkotike dhe përbëjnë një pjesë të kulturës së Andeve. Evo Morales është i njohur për qëndrimin e tij të fortë në marrëdhënie me legalizimin e gjetheve koka dhe vazhdimisht në takime ndërkombëtare i ka përtypur ato, duke përfshirë këtu edhe në konferencën e OKB-së mbi lëndët narkotike. Në Bolivi 62-67% e popullsisë indiane konsumojnë gjethe koka.