Jo shumë larg nga aeroporti i Kabulit një terrorist kamikaze në një makinë të minuar u përplas me një minibus, i cili, sipas disave të dhënave, transportonte disa bashkëpunëtorë të huaj të një kompanie ajrore. Si rezultat i shpërthimit u vranë 13 persona. Përveç pasagjerëve të autobusit u vranë dhe dy kalimtarë. Kombësia dhe profesioni i viktimave ende nuk janë identifikuar.

0Përgjegjësinë për këtë incident e morri mbi vetë organizata islamike ushtarake-politike "Partia islamike e Afganistanit". Një përfaqësues i saj deklaroi se sulmi u krye si hakmarrje ndaj filmit anti-islamik "Pafajësia e Myslimanëve".