0Vogëlushi, ashtu siç i ka hije orangotangove të moshës së tij, të gjithë kohën e kalon me nënën, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" sekretarja për shtyp e kopshtit zoologjik të Moskës Elena Mendosa:

- Këlyshët e majmunëve të tillë qëndrojnë vazhdimisht me nënën e tyre përgjatë një viti. Më pas ata largohen nga nëna dhe fillojnë të eksplorojnë territorin. Dhe në moshën tre vjet janë komplet të pavarur. Pjekurinë seksuale ata e arrijnë në moshën 8-11 vjet, në kopshtet zoologjike kjo ndodh më parë. I porsalinduri jonë është mashkull. Ai është shumë aktiv për moshën e tij dhe ushqehet ekskluzivisht me qumësht gjiri. Nëna është shumë e kujdesshme, gjë kjo që ne na gëzon shumë, sepse nganjëherë në kopshtet zoologjike ndodh që kafshët të braktisin fëmijët e tyre. Kjo ndodh për shkak se vetë nënat janë rritur artificialisht dhe nuk dinë se si të kujdesen për fëmijët e tyre.

Shtimi në familjen e orangotangove Sumatran është një ngjarje unikale. Këlyshët e kafshëve, që janë pjesë e "Librit të Kuq", lindin shumë rrallë. Përveç kësaj, këta të afërm të ngjashëm me njerëzit kanë jashtëzakonisht shumë kërkesa në zgjedhjen e partnerit të seksit tjetër. Ne i zgjedhim me shumë kujdes partnerët për ta, vë në dukje Elena Mendosa:

- Ne kemi në këtë familje një mashkull dhe dy femra të rritura. Ai i do gratë e veta, sillet embëlsisht me to, kurrë nuk ofendon fëmijët e vet. Duhet thënë se majmunët e ngjashëm me njeriun kurrë nuk sillen vrazhdë me të vegjlit e tyre. Mjafton një shikim, që fëmija të kuptojë që diçka është e gabuar. Në qoftë se këlyshi është shumë i përkëdhelur, atëhere femra me shumë durim i rrëfen dhe tregon atij se nuk duhet të veprojë në atë mënyrë.

0Në kopshtin zoologjik të Moskës orangotangot mbahen që në vitet ‘60. Përpjekjet për kultivimin e tyre filluan që në vitin 1985. Sot në këtë kopsht zoologjik jeton tashmë brezi i dytë i orangotangove. Orangotangot klasifikohen si ndër speciet në zhdukje të kafshëve dhe kjo ndodh kryesisht për shkak të shkatërrimit të habitateve të tyre - shpyllëzimit. Përveç kësaj, ndodh kapja e këlyshëve për arsye tregtie të paligjshme. Ndërkohë nëna zakonisht vritet, sepse ajo nuk e lëshon fëmijën e vet. Gjatë gjashtë viteve të fundit numri i orangotangovë pothuajse është përgjysmuar.