Në Siri po rritet prania e "elementeve të huaja", duke përfshirë këtu edhe xhihadistët, deklaroi kreu i Komisionit të Pavarur të OKB-së për Sirinë Paulo Pinheiro.

Sipas informacionit të Paulo Pinheiro, i cili është një ekspert brazilian në fushën e të drejtave të njeriut, disa nga këto "elemente" bashkangjiten me grupet e armatosura antiqeveritare, duke u përpjekur për të ndikuar në ato ideologjikisht, ndërkohë kur të tjerët punojnë në mënyrë të pavarur.

0Komisioni gjithashtu krijoi listën e rifreskuar të kriminelëve të dyshuar të luftës në Siri dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të transferojë hetimin e krimeve në Siri në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Figurantët e kësaj liste nuk bëhen të ditur.