Në Rusi gjykata pranoi të shqyrtojë një padi civile kundër këngëtares amerikane Madonna. Seanca paraprake është planifikuar për më 11 tetor.

Padia është ngritur nga një grup qytetarësh rusë në lidhje me deklaratën e Madonna në koncertin e Shën Petersburgut më 9 gusht në mbështetje të të drejtave të minoriteteve seksuale. Paditësit mendojnë se këngëtarja shkeli ligjin e qytetit mbi ndalimin e propagandës së homoseksualizmit dhe kërkojnë që ajo të paguajë gjobën prej 333 milionë rubla (rreth 11 milionë dollarë).

0Përfaqësuesi i deklaruesve njoftoi se paditësit kanë ndërmend të nominojnë si bashkëpunëtorë në këtë çështje edhe organizatorët e koncertit.