Presidenti i SHBA Barack Obama ka ndërmend të paraqesë sot një ankesë kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Uashingtoni akuzon Pekinin për proteksionizëm, në veçanti, për subvencione të industrisë së saj të automobilave dhe prodhimin e pjesëve të këmbimit të palejuara nga rregullat e OBT-së, si dhe vendosjen e tarifave të larta për makinat e importuara nga SHBA.

0Barack Obama do të njoftojë për vendimin e tij në mitingun e fushatës parazgjedhore në Ohajo. Përveç faktit që në këtë shtet lokalizohen një sërë ndërmarrjesh të industrisë së automobilave, Ohio është një nga shtetet më të rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor.