Të paktën dy vetë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën si rezultat i përplasjes së dy trenave me pasagjerë në jug të Pakistanit.

0Aksidenti ndodhi herët në mëngjes ditën e hënë 50 km larg nga Karaçi. Treni i shpejtë me shpejtësi të plotë u përplas me një tjetër tren pasagjerësh, i cili kishte ndaluar në mes të rrugës për shkak të një problemi teknik. Të dy trenat dolën nga shinat. Autoritetet filluan hetimin e shkaqeve të aksidentit.