Hakerët meksikanë në Ditën e Pavarësisë të vendit zaptuan faqet e Internetit të qeverisë, faqet e partive politike dhe ato të mediave shtetërore.

0Në faqen kryesore hakerët publikuan një mesazh, në të cilin thuhet se rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale në Meksikë ishin të fallcifikuara. Aksionin e vet grupi i hakerëve meksikanë e quajti kiberprotestë paqësore të studentëve dhe punëtorëve kundër korrupsionit të shfrenuar në vend, politikës së dobët ekonomike dhe dhunës së lidhur me veprimtarinë kriminale të mafias së drogës.