Në Kinë u rrëzua një tunel automobilistik në ndërtim e sipër, nën rënojat e të cilit ndodheshin të paktën 16 persona.

Incidenti ndodhi në aksin rrugor në ndërtim e sipër të rrugës automobilistike Daqing-Guangzhou të dielën në mbrëmje. Deri të hënën në mëngjes, shpëtuesit nuk kanë mundur të arrijnë deri të njerëzit që ndodhen nën rrënoja. Ende nuk ka asnjë informacion nëse ka ndonjë shans për të gjetur gjallë punëtorët apo nëse ekziston ndonjë kontakt me ta.

0Rruga automobilistike Daqing-Guangzhou me gjatësi pothuajse 3.500 km lidh verilindjen dhe jugun e vendit.