Në rastin e një sulmi nga ana e Kinës mbi Ishujt Senkaku SHBA do ta konsiderojnë atë si një kërcënim për sigurinë e vet kombëtare, siç parashikohet nga Traktati mbi bashkëpunimin e ndërsjellë dhe garantimin e sigurisë midis SHBA-ve dhe Japonisë të nënshkruar në vitin 1960. Qëndrimin e përbashkët të Tokios dhe Uashingtonit, i cili qëndron në faktin se situata rreth ishujve përfshihet në këtë Marrëveshje, e shprehu sot Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë Koichiro Gemba pas takimit me ministrin amerikan të Mbrojtjes Leon Panetta.

0Koiçiro Gemba theksoi se Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve Kinë-Japoni, të cilat janë acaruar për shkak të mosmarrëveshjes territoriale mbi Ishujt Senkaku.