Prodhuesi i elektronikës japoneze Panasonic do të pezullojë përkohësisht veprimtarinë e një prej fabrikave të tij në Kinë pas sulmit që pësuan dy prej fabrikave të kompanisë nga ana e protestuesve. Kompania vendosi të mbyllë fabrikën e saj në Cindao deri më 18 shtator. Punën e tre fabrikave të veta do ta ndërpresë dhe kompania Canon.

0Në Kinë java e dytë radhazi po vazhdojnë protestat e shkaktuara nga vendimi i Japonisë për t’u blerë ishujt e diskutueshëm me Kinën në Detin e Kinës Lindore pronarëve të tyre privatë japonezë. Si rezultat i kësaj, u prekën një sërë kompanish japoneze, duke përfshirë këtu edhe prodhuesin e automobilave Toyota.