0Konflikti në Siri po zvaritet, tha Mohammed Mursi në një takim në margjinat e samitit me homologun e tij iranian Mahmud Ahmadinexhad. Asnjë nga palët nuk po shkon lart. Rruga pa dalje e krijuar do të çojë në ndarjen e Sirisë, gjë kjo që do të jetë me pasoja për tërë rajonin. Egjipt është i bindur, insiston Mohammed Mursi, se Sirinë e pret një e ardhme më e keqe me Bashar Al-Assad se sa pa atë. Nëse Irani do të pushojë së mbështeturi atë, mund të shmangen gjakderdhjet e mëtejshme.

Propozimi u përforcua nga një paketë iniciativash. Egjipti, vendi i vetëm arab që nuk ka një ambasadë në Teheran, ra dakord për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike. Ndërprerja e tyre në vitin 1980 u shkaktua nga Revolucioni Islamik në Iran. Më tej Mohammed Mursi premtoi se do të ndërmjetësojë në vendosjen e marrëdhënieve të Iranit me vendet e Gjirit Persik. Përfshirë këtu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilat Teherani është në konflikt për shkak të tre ishujve. Përsa i përket Bashar Al-Assad, presidenti egjiptian është i gatshëm të marrë përsipër organizimin e largimit të tij të sigurt nga Siria.

Tërheq vëmendjen momenti i zgjedhur për të biseduar me Mahmud Ahmadinexhad. Kajro, që po përjeton mungesën e resurseve energjitike, filloi negociatat për blerjen e naftës iraniane. Për Teheranin, në kuadër të embargos së naftës nga SHBA dhe BE, një blerës të ri do të ishte shumë i mirëpritur. Megjithatë Teherani nuk do të bindet, mendon analisti orientalist Boris Dolgov:

- Irani e sheh Sirinë si aleate, para së gjithash në kundërqëndrimin ndaj Izraelit, i cili kërcënon Iranin dhe vendeve të NATO-s. Nëse do të fillojë agresioni nga ana e Izraelit, atëherë Siria do të mbështetë Iranin. Përveç kësaj, Siria përkrah lëvizjen "Hezbollah" në Liban dhe një pjesë të grupeve palestineze - gjithashtu aleate të Iranit. Kështu që Irani është i interesuar definitivisht që Siria të mbetet aleate e tij.

0Ende nuk dihet nëse Mahmud Ahmadinexhad i është përgjigjur homologut të tij egjiptian apo vazhdon të mendojë mbi propozimin e tij.