Ditën e dielë policia belge arrestoi 230 pjesëmarrës në aksionin protestë kundër filmit "Pafajësia e Myslimanëve". Nga duart e fanatikëve fetarë u lëndua një oficer policie, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetën.

Demonstrata u zhvillua në një nga rajonet e Antwerp, të populluar kryesisht nga banorë me prejardhje nga Lindja e Mesme. Aksioni nuk ishte koordinuar me autoritetet, prandaj policia arrestoi të gjithë pjesëmarrësit në të, të cilët refuzuan të shpërndahen. Të gjithë u liruan shpejt, përveç njërit, i cili mbante me vete një armë të ftohtë.

0Policia vë në dukje se thirrjte për trazira në Antwerp i bëri celula lokale salafiste "Sheriati për Belgjikën". Ajo gjithashtu i bëri thirrje bashkëpunëtorëve të saj që të organizojnë një aksion protestë në Amsterdam të Holandës pranë konsullatës amerikane.