Udhëtari britanik Ranulph Fiennes do të përpiqet të bëhet personi i parë, i cili do të kalojë mes përmes Antarktidës më këmbë në dimër.

68-vjeçar zotëruesi i një numri rekordesh për durim synon të udhëheqë një ekip të tërë duke u përpjekur të kalojë kontinentin me ski në temperatura, të cilat mund të arrijnë minus 70 gradë Celsius.

Udhëtimi do të zgjasë disa muaj dhe do të zhvillohet në errësirë të plotë.

Dëshirën e tij për të kaluar mes përmes Antarktidës Ranulph Fiennes e shpjegoi me faktin se atij i pëlqen të vendosë rekorde botërore.

0Zoti Ranulph Fiennes ishte personi i parë që arriti t’i bjerë Tokës rreth e rrotull sipas meridianit 0o dhe më pas sipas meridianit 180o, duke vizituar Polet eVeriut dhe të Jugut, ajo është gjithashtu britaniku më i vjetër, të cilit iu nënshtrua Everesti.