0Rreth 50 bashkëpunëtorë të policisë u plagosën në Kabul gjatë përballjes me demonstruesit, të cilët protestonin kundër filmit skandaloz "Pafajësia e Myslimanëve". Manifestuesit sulmuan policinë me gurë në rajonin e bazës së NATO-s Phoenix. Në të njëjtën kohë u plagos shefi i policisë së qytetit. Fanatikët fetarë të zemëruar dogjën një makinë policie, disa magazina dhe dyqane.