Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ra natën duke u gdhirë e premtja në Oqeanin e Ngrirë të Veriut. Epiqendra e tij ndodhej në bregun verior të ishullit Komsomolec, i cili është pjesë përbërëse e arkipelagut “Toka e Veriut”, përafërsisht 800 kilometra në jug të Polit të Veriut dhe 1.500 kilometra në veri të qytetit të Norilsk.

0Trazirat tektonike u regjistruan në thellësinë 10 kilometra nën fundin e oqeanit. Tërmetet në Oqeanin e Ngrirë të Veriut janë një fenomen mjaft i rrallë. Goditja e sotme nëntokësore nuk u ndje në asnjë nga vendbanimet.