Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u bëri thirrje myslimanëve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut të qëndrojnë të qetë, pavarësisht postimit në Internet të filmit antiislamik të xhiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thirrja erdhi në prag të protestave të reja masive, të cilat priten në vendet islamike pas lutjes tradicionale të së premtes.

Bëhet fjalë për filmin "Pafajësia e Myslimanëve", që provokoi sulmet mbi ambasadat amerikane në vendet arabe.