Banorët e Argjentinës më 13 shtator organizuan një protestë masive kundër Presidentes së vendit Cristina Fernandez de Kirchner që nga momenti i zgjedhjes së saj. Në rrugët e disa qyteteve të Argjentinës dolën dhjetëra mijëra njerëz, të cilët protestuan kundër rizgjedhjes së Fernandez de Kirchner në postin e Kreut të shtetit dhe shtrëngimit të kontrollit mbi ekonominë.

0Shfaqjet më masive u mbajtën në qytetet Buenos Aires, Cordoba, Tucuman dhe Santa Fe, si dhe në provincën Buenos Aires. Në publikimet e mediave argjentinase nuk specifikohet numri i njerëzve që morrën pjesë në mitingje.