0Sipas këtyre burimeve, eleminimi i ambasadorit ishte një operacion profesional i "Al-Qaeda". Militantët e saj më parë në Libi kanë shlyer dënimet për terrorizëm dhe dolën përsëri në liri pas rënies së Gadafit. Sinjali për veprim u bë thirrja e liderit të "Al-Qaeda" Ayman al-Zawahiri, e cila u botua në Internet disa orë më parë. Terroristi bëri thirrje për t’u hakmarrë ndaj amerikanëve për vrasjen e anëtarit të udhëheqjes së "Al-Qaeda" libianit Ebu Jahja al-Libi, i cili u vra në qershor të këtij viti në Pakistan.

Kur konsullata filloi të rrethohej nga qindra banorë lokalë të zemëruar nga postimi në Internetit i filmit amerikan me satirë ndaj Profetit Muhamed, rebelët nën mbulesën e turmës filluan operacionin. Një grup qëlloi ndërtesën nga një granatahedhës, duke e detyruar ambasadorin me mbrojtjen të dalë jashtë. Ndërsa grupi tjetër priste derisa ai të futej në makinë dhe e shpërtheu atë.

Ky version do të testohet gjatë një hetimi të përbashkët të sulmeve terroriste nga të dy vendet. Në Libi ndërkohë janë dukur të arrestuarit e parë. Ndërsa marrëdhëniet reciproke nuk do të preken, sidomos pas faktit që Lideri libian Muhammed al-Makrif në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA Barack Obama i kërkoi ndjesë popullit amerikan.

Ngjarjet në Bengazi i përdori rivali i Barack Obama në garën presidenciale Mitt Romney. Ai vuri në dukje se Uashingtoni u vonuam shumë me daljen e deklaratës, e cila dënonte autorët e filmit. Në atë kohë turmat ndërkohë kishin sulmuar disa misione diplomatike të SHBA. Dhe, në fakt, theksoi Mitt Romney, Shtëpia e Bardhë kërkoi falje në mënyrë të turpshme për faktin se një ndër vlerat amerikane është edhe liria e fjalës.

0Vrasja e ambasadorit shkaktoi lindjen e disa pyetjeve që ende nuk kanë marrë një përgjigje: Pse Chris Stevens shkoi në Bengazi dhe pse shërbimet e shumëllojshme të sigurisë nuk dinin asgjë për përgatitjen e sulmit terrorist?