0Janë të pakët ata që interesohen për aspektin mjekësor të kësaj patalogjie, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Profesori i Departamenti të sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit i Universitetit të Parë të Mjekësisë të Moskës me emrin e Seçenovit Juri Rusecki:

- Vetë gërhitja - është vetëm një tingull. Por në shumicën e rasteve ajo shoqërohet me sindromën e ndalimit të frymëmarrjes në gjumë (apnae). Dhe pikërisht kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin. Kjo është një nga shkaqet e vdekjes. Por jo direkt - njerëzit nuk vdesin nga sindroma e apneas obstruktive të gjumit (dmth. ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit). Në këtë moment, kur frymëmarrja ndalon dhe trupi është në gjendje hipoksie, një personi i rritet në masë rreziku i goditjeve cerebrale (insulteve), infarkteve dhe gjëndjeve të tjera patologjike. Dhe kjo çon në vdekje.

Master Class për diagnostikimin dhe trajtimin e gërhitës u organizua nga Universiteti i Parë i Mjekësisë i Moskës me emrin e Seçenovit dhe nga shoqëria e otojatërve (otorinolaringologëve) të Rusisë. Për gjatë tre ditëve, mjekët nga pjesë të ndryshme të Rusisë, Kazakistanit, Bjellorusisë dhe Ukrainës do të njihen me metodat më bashkëkohore të trajtimit efektiv të kësaj sëmundjeje.

Profesori Juri Rusecki këshillon fuqishëm që të mos i besohet reklamave të shërbimeve të tilla si "ju shpëtojmë nga gërhitja vetëm me një seancë". Çdo vit në klinika të ndryshme kryen mijëra operacione që gjymtojnë njeriun. Ndërhyrja kirurgjikale është e nevojshme vetëm në rastet kur gërhitja shkaktohet nga defekte të ndryshme anatomike si psh, nga shtrembërrimi i murit ndarës të hundës. Ndaj gërhitjes së lehtë janë efektive ushtrimet fizike, që synojnë stërvitjen e muskujve të qellzës së butë, gjuhës dhe nofullës, si dhe trajtimi me valë radioje dhe lazer. Shkakun e gërhitjes mund ta përcaktojnë drejt dhe mund të zgjedhin metodën e saktë të trajtimit vetëm mjekët-otorinolaringologë dhe somnologët - specialistët e gjumit.

0Në disa raste, ju mund të shpëtoni nga gërhitja dhe në mënyrë të pavarur. Është e nevojshme të respektohen disa rregulla të thjeshta: nuk duhet të jeni mbi peshën përkatëse të moshës suaj, hani darkë jo më vonë se 3 orë përpara gjumit dhe mos pini duhan 2 orë para tij, mos konsumoni në mbrëmje shumë alkool, përdorni për gjumë jastëk ortopedik. Për stërvitjen e muskujve është i dobishëm shqiptimi me zë të lartë i bashkëtingëlloreve - efekti ndjehet për 3-4 javë.