Në Kamçatkë (Lindja e Largët e Rusisë) sot u shpall ditë zie në lidhje me katastrofën e aeroplanit “An-28”. Si rezultat i rrëzimit të avionit u vranë 10 persona, duke përfshirë këtu dhe një vajzë 4-vjeçare. Gjëndje shëndetsore e katër personave të tjerë mbetet serioze dhe tejet e rëndë. Hetimi po shqyrton tre versione si shkaqë të aksidentit - defekti teknik, veprimet e ekuipazhit dhe kushtet e motit.

0Avioni “An-28” të mërkurën që sapo kaloi po realizonte fluturimin Petropavllovsk-Kamçatski - Pallana. Në bord ndodheshin 14 veta, duke përfshirë këtu dy pilotët dhe 12 pasagjerë, midis tyre edhe dy fëmijë. Avioni u përplas me një kodër, 10 km para destinacionit të mbërritjes.