Arkeologët britanikë zbuluan eshtrat e Mbretit të Anglisë Richard III. Varri i tij ndodhet në qytetin Leicester nën rrënojat e një kishe françeskane. Për pesë shekuj me radhë biografia e Richard III i ka interesuar shumë historianëve dhe shkrimtarëve.

0Mbreti udhëhoqi vetëm dy vjet dhe vdiq në fund të shekullit XV në betejën e Bosworth, e cila i dha fund Luftës midis Trëndafilit të Bardhë dhe atij të Kuq. Atëhere kundër Richard III doli Heinrich nga dinastia Tudor. Sipas legjendës, pasi fitoi fronin, Heinrich urdhëroi të mbytet trupi i paraardhësit të tij, por murgjit e Urdhërit Françeskan i ruajtën eshtrat e tij. Në të ardhmen e afërt shkencëtarët do të kryejnë ekzaminimin gjenetik.