Në Damask mbërriti i Dërguari i posaçëm i përbashkët i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe (LSHA) Lakhdar Brahimi për zhvillimin e bisedimeve, që synojnë gjetjen e rrugëzgjidhjeve të konfliktit sirian.

0Gjatë vizitës ai do të takohet me përfaqësuesë të qeverisë dhe opozitës. Lakhdar Brahimi viziton për herë të parë Sirinë që nga momenti i marrjes së detyrës më 1 shtator. Takimi i të Dërguarit të OKB-së dhe LSHA-së me Liderin sirian Bashar Al-Assad planifikohet për ditën e premte. Sipas fjalëve të vetë Lakhdar Brahimi, misioni i tij është një detyrë shumë e vështirë, por ai "nuk i ka humbur shpresat për arritjen e suksesit".