Në një rezolutë të miratuar ditën e enjte, të quajtur "Mbi përdorimin politik të drejtësisë në Rusi", është shprehur shqetësimi në lidhje me miratimin e një numri të ligjeve, të cilat, sipas mendimeve të deputetëve të paralamentit evropian "mund të përdoren për kufizimin e mëtejshëm të opozitës dhe shoqërisë civile, lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit".

0Parlamentarët evropianë përmendin se Rusia si një anëtare me të drejta të plota e Këshillit të Evropës dhe OSBE-se mori mbi vete obligime të caktuara dhe theksojnë se "marrëdhëniet kuptimplotë konstruktive midis Rusisë dhe BE-së varen nga përpjekjet e saj për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut".