Autobusi që drejtohej për në SHBA, i cili mendohet se transportonte punëtorë emigrantë u zhduk ditën e mërkurë më 12 shtator, në shtetin qendror meksikan Guanajuato.

Sipas informacioneve të policisë, autobusi u nis për rrugë ditën e mërkurë në mëngjes nga qyteti Salvatierra dhe duhet të mbërrinte fillimisht në Tarimoro, më pas në Zelaza për t’u drejtuar që atje për në SHBA. Megjithatë, në këto qytete autobusi nuk arriti.

0Të afërmit e shoferit të autobusit dhe ndihmësve të tij, duke mos arritur dot të kontaktojnë me telefonat celularë, vunë alarmin. Ndërsa numri i saktë i njerëzve që ndodheshin në sallonin e autobusit ende nuk është i njohur.