Protestuesit u mblodhën jashtë ambasadës amerikane. Ata thyen xhamat e ndërtesës dhe u përpoqën të futen në territorin e misionit diplomatik. Sipas disa të dhënave, protestuesit i vunë zjarrin disa makinave me targa diplomatike.

Protestuesit janë pakënaqur nga dalja e një filmi amerikan që fyen ndjenjat e myslimanëve.

0Ngjarje të ngjashme po ndodhin dhe në vende të tjera arabe. Sot në Egjipt demonstruesit sulmuan ambasadën amerikane në Kajro. Më parë veprime të tilla u zhvilluan në Tunizi dhe Libi, për më tepër në qytetin libian Bengazi u vranë katër amerikanë, përfshirë këtu edhe ambasadorin amerikan.