Roma përkrah qëndrimin e Moskës në lidhje me nevojën për një zgjidhje politike të krizës siriane, deklaroi për gazetarët Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë Marta Dassu. Kështu ajo komentoi bisedimet e saj të fundit në Moskë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Aleksandër Grushko.

0Marta Dassu vuri në dukje se të dyja vendet i japin rëndësi të veçantë misionit të të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe në Siri Lakhdar Brahimi dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për suksesin e tij. Diplomatja italiane theksoi se takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri, i cili do të mbahet në Nju Jork në fund të shtatorit, mund të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës.