Rastet e para të vetëdjegies spontane janë regjistruar në shekullin XVI, ndërsa rasti i tillë i fundit ndodhi në vitin 2010 në Irlandë. Kohët e fundit biologu Brian J. Ford ka avancuar teorinë që mund të shpjegojë këtë fenomen unikal dhe të frikshëm.

0Arsyeja më e përshtatshme për shkaktimin e efektit "të vetëdjegies spontane", sipas mendimit të Brian J. Ford mund të jetë acetoni, i cili për shkak të kushteve të caktuara mund të grumbullohet në trupin e njeriut. Ketoza (akumulimi i acetonit) ndodh prej alkoolizmit, kequshqyerjes si dhe diabetit.