0Ekspedita ndërkombëtare paleontologjike "Jana-2012" u mbajt në gusht në rajonin e Jakutias Ust-Janski. Këtu vitin e kaluar u gjetën kufoma të mamuthit. Dhe madje që atëherë paleontologët që studiuan ato diskutuan idenë e klonimit të kafshëve parahistorike. Por realizimin e tij e pengoi mungesa e qelizave të gjalla në materialet e gjetura.

Zbulimi sensacional i tanishëm mund ta zgjidhë këtë problem, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" udhëheqësi i ekspeditës, Drejtori i Muzeut të mamuthit në Jakutsk Semjon Grigoriev:

- Ne gjetëm mostra lyrore, të palcës kockore dhe të flokëve të ruajtura shumë mirë. Ne i pamë ato nën mikroskop dhe vështruam bërthama të tëra qelizore. Kjo na jep neve shpresë që gjetjet mund të jenë të dobishme në të ardhmen për përpjekjet kërkimore të mëtejshme.

Në ekspeditën që sapo ka përfunduar, të cilën, si dhe të gjitha të tjerat më parë, e organizoi Universiteti Federal Verilindor (North Est Federal University, NEFU), mori pjesë Drejtuesi i qendrës “Sooam Biotech” Hwang Woo-suk. Ai konfirmoi se qelizat e zbuluara të mamuthit mund të përdoren për klonim.

Bashkëpunimi mes NEFU dhe Sooam Biotech do të vazhdojë. Gjatë realizimit të projektit të përbashkët shkencëtarët shpresojnë të kryejnë klonimin. Ata kanë synim të fekondojnë vezën e një elefanti me materialin gjenetik të mamuthit, dhe më pas ta implantojnë atë në mitrën e një elefanti. Dhe pas 22 muajsh mund të pritet lindja e një këlyshi mamuthi.

0Disa shkencëtarë, megjithatë, tregojnë për paparashikueshmërinë e procesit të klonimit të mamuthit. Në veçanti, shkencëtari rus Sergei Kiselev nuk përjashton faktin se gjenomi i mamuthit do të sjellë disa viruse që flenë në të, të cilat njerëzimi tashmë "i ka harruar".