0Këtij projekti në bisedime i është dhënë vëmendje e veçantë. Tubacioni nga Rusia në Ballkan dhe në vende të tjera evropiane nëpërmjet Detit të Zi është paracaktuar për furnizimin dhe tranzitin e gazit natyror. Në anën serbe vështirësi në lidhje me këtë çështje nuk ka. Marrëveshjet për përgatitjen e ndërtimit të seksionit serb po realizohen në përputhje me grafikun. Në dhjetor të këtij viti duhet të fillojnë ndërtimet. Tomislav Nikoliç ftoi Presidentin e Rusisë Vladimir Putin t'u japë atyre startin zyrtar. Vladimir Putin përsëri theksoi se "South Stream" i përgjigjet interesave të të gjithë Evropës.

Megjithatë, tani Komisioni Evropian po zhvillon hetime në lidhje me kompaninë "Gazprom" mbi shkeljen e konkurrencës. Në Moskë kanë shpresa se problemet do të eliminohen. Për këtë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh:

- Do të preferohej sikur të gjitha pyetjet që mbeten të paqarta për Komisionin Evropian të sqaroheshin sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne do të kishim mundësi të punonim së bashku të qetë. Unë shpresoj se do të jetë kështu. Ne realizojmë projekteve infrastrukturore të mëdha.

Në takimin midis Vladimir Putin dhe Tomisllav Nikoliç u diskutua dhe një problem i tillë i dhimbshëm për Serbinë si Kosova. Në Moskë dhe Beograd mendojnë se zgjidhja duhet të gjendet nëpërmjet dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, në një konferencë për shtyp Vladimir Putin temën e sigurisë rajonale e shqyrtoi më gjerësisht - në kontekstin e Sistemit të Mbrojtjes Antiraket në Evropë. Ai kujtoi thënien e kandidatit presidencial amerikan Mitt Romney, i cili e quajti Rusinë "armikun numër një":

0- Mitt Romney edhe një herë më tepër konfirmoi saktësinë e qëndrimit tonë ndaj problemit të Mbrojtjea Antiraket në Evropë. Jo vetëm ne na bindi për këtë, por, mendoj, edhe partnerët tanë evropianë. Ai forcoi pozitën e Rusisë mbi këtë çështje të ndjeshme për të dhe shumë të rëndësishme për të gjithë Evropën.