Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të evakuojnë përfaqësinë e tyre diplomatike nga qyteti libian Bengazi, njoftojnë kanalet televizive arabe. Ky vendim u morr pas një sulmi të armatosur gjatë natës mbi misionin amerikan, si rezultat i të cilit u vra Ambasadori amerikan në Libi Christopher Stevens dhe tre bashkëpunëtorë, duke përfshirë këtu edhe dy marinsa.

Sipas informcioneve të medias, diplomati u helmua me monoksid karboni gjatë zjarrit që shpërtheu pas bombardimit të ndërtesës nga militantët islamikë. Godina e misionit është djegur pothuajse plotësisht.

Në sulmin, që filloi natën duke u gdhirë e mërkura, morrën pjesë dy grupime të ish-kryengritësve - "Brigada e 17 shkurtit" dhe "Brigada e pasuesve të sheriatit". Militantët u përpoqën të hyjnë në ndërtesë, por ata u penguan nga mbrojtja e misionit diplomatik, të cilët filluan një përleshje të ashpër.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Libisë Wanis Al-Charef konfirmoi faktin e vdekjes së ambasadorit amerikan Christopher Stevens dhe tre bashkëpunëtorëve të konsullatës amerikane në Bengazi, transmeton Agence France Presse. Në prag të persona të paidentifikuar qëlluan ndërtesën e misionit diplomatik nga një granatahedhës.

Megjithatë, ambasada amerikane në Tripoli ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht informacionin në lidhje me vdekjen e ambasadorit. Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të Reuters, në Bengazi është drejtuar tashmë një avion, i cili do të transportojë trupat e diplomatëve të vrarë fillimisht në kryeqytetin libian, dhe më pas në athde, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

0Sulmi mbi konsullatë ndodhi pas shfaqjes së informacionit për xhirimin e filmit "Pafajësia e myslimanëve" në SHBA.