Në Holandë sot do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në bazë të rezultateve të të cilave do të formohet kabineti i ri i ministrave. Qeveria e mëparshme e koalicionit në prill u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të kontradiktave mbi çështjen e shkurtimeve buxhetore.

0Në zgjedhjet marrin pjesë 21 parti politike. Sipas parashikimeve të analistëve politikë, kabineti i ardhshëm do të jetë përsëri një koalicion. Që pas Luftës së Dytë Botërore asnjë parti holandeze nuk ka arritur të marrë shumicën absolute të nevojshme për të formuar një qeveri njëpartiake.