Fondi i zhvillimit të mjeteve aktive i Greqisë përcaktoi 40 ishuj të pabanuar, të cilët mund të lëshohen me qira për afatin deri në 50 vjet me qëllim mbledhjen e fondeve shtesë për të reduktuar borxhin shtetëror, njoftoi Agjencia e lajmeve Bloomberg.

0Sipas fjalëve të drejtorit ekzekutiv të Fondit Andreas Tarantsis, këto janë vende me reliev të mirë, që ndodhen afër kontinentit, me infrastrukturë të zhvilluar. Qiraja e tyre nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare. Sipërfaqja e ishujve varion nga 500 mijë deri në 3 milionë metra katrore. Në to supozohet, në veçanti, të krijohen vendpushime ekskluzive.