Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë sot do të nxjerrë verdiktin për kërkesën e 40 mijë banorëve të vendit, të cilët duan të njohin si të paligjshëm fillimin e mekanizmit të stabilizimit evropian. Donatori kryesor i tij do të jetë Berlini, prandaj dhe shumë gjermanë nuk e pëlqejnë atë.

0Thirrjet e Kancelares Angela Merkel për të mbështetur projektin e radhës për të shpëtuar euron shumë qytetarë i perceptojnë si një hap tjetër në humbjen e sovranitetit financiar. Shumë druhen se tani Gjermaninë do ta detyrojnë të lajë borxhet e të tjerëve.