Djali i ri, në gjendje të dehur, duke deklaruar me të bërtitura mbi dashurinë e tij ndaj Kreut të shtetit Dilma Rousseff, u përpoq të hynte në pallatin presidencial në Brazil, njoftojnë mediat meksikane.

Sipas dëshmitarëve okularë "i dashuruari" i dehur ishte zbathur, fliste gjera pa kuptim dhe bërtiste për dashurinë e tij ndaj presidentes femër. Ai pohonte se e donte Dilma Rousseff, dëshironte të martohej me të dhe që ishte burri i saj.

0Që të zmbrapste të dashuruarin, roja u detyrua të qëllote disa herë mbi të me plumba gome, dhe më pas fatkeqin e lidhën dhe e dërguan në spital.