Mekanizmi i vetëm i mbikëqyrës do të fillojë punën më 1 janar 2013. Për këtë flitet në projektin e sistemit të ri mbikombëtar të mbikëqyrjes bankare të publikuar sot nga Komisioni Evropian.

Në kuadër të Shoqatës së ardhshme Bankare të BE-së, ky mekanizëm duhet të sigurojë standardet e unifikuara të aktivitetit bankar në të gjithë territorin e komunitetit, të kontrollojë aktivitetet e të gjitha institucioneve financiare (duke përfshirë këtu edhe ato të huaja), të identifikojë rreziqet në punën e tyre dhe të marrë masa për t’i korrigjuar ato. Rol kyç për mundësimin e mbikëqyrjes bankare mbikombëtar në Bashkimin Evropian do të luajë Banka Qendrore Evropiane.