0Të paktën 30 njerëz u plagosën si rezultat i një përplasjeje mes dy tramvajave në qendër të Hagës, njoftoi Agjencia holandeze e lajmeve ANP. Jo larg nga stacioni Hollands Spoor një tramvaj u përplas me pjesën e prapme të një tramvaji tjetër. Ende nuk ka njoftime lidhur me shkaqet e aksidentit dhe gjëndjen e të plagosurve.