Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthim që ndodhi sot në Stamboll. Siç njoftoi televizioni turk, një terrorist kamikaze hodhi veten në erë në një stacion policie në rajonin Sultangazi. Në vendin e ngjarjes gjithashtu u gjet një granatë dore.

0Sultangazi ka reputacionin e bastionit të organizatës ekstremiste marksiste Fronti Revolucionar i Popullit Çlirimtar (Devrimci Halk Kurtulus Partisi-Cephesi or DHKP/C) që vepron në fshehtësi. Për shkak të kësaj në rajon shpesh ndodhin përleshje midis popullsisë dhe policisë.