Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy deklaroi se ai nuk do të nënshkruajë paketën e ndihmës financiare, e cila ofrohet nga Bashkimi Evropian dhe kërkon shkurtime të shpenzimeve të buxhetit, në veçanti, reduktimin e pensioneve.

Në një intervistë për televizionin spanjoll Kryeministri u shpreh se qeveria është ende duke studiuar me vëmendje kushtet për dhënien e ndihmës.

0Në fund të javës së kaluar Banka Qendrore Evropiane deklaroi për faktin se ka ndërmend të blejë detyrimet shtetërore italiane dhe spanjolle, bankat që vuajtën nga kriza e borxhit në eurozonë, gjë që mund tju lehtësojë këtyre shteteve aksesin në kreditë e huaja.